Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka deklaruar se çështjen e arrestimit të Fredi Belerit në Himarë do ta ngrejë edhe në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE.

Ai tha gjithashtu se do të ketë edhe një dreke me homologët e Ballkanit Perëndimor, duke u ndalur tek takimi që të zhvillojë me ministren e Jashtme të Shqipërisë. “Duam miqësi, por jo me çdo çmim ”, theksoi ai.

“Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor  Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim, ndërkoë që ai fiton. Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha ”, theksoi Dendias për televizion Star.

“Duhet t’u shpjegojmë shqiptarëve – ka shumë mundësi që të takoj personalisht edhe ministrin e jashtëm shqiptar. Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të thënë disa fjalë”, theksoi Nikos Dendias.

Njëkohësisht ai theksoi se beson shumë në miqësinë greko-shqiptare dhe se këto dy vende janë shumë afër.

I pyetur nëse kjo çështje do të ndikojë në marrëveshjen në Hagë që dy vendet do të nënshkruajnë, ministri i Jashtëm shprehu shpresën që veprimi i autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë të mos përbëjë ndryshim qëndrimi politik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re