Skip to content

Arrestimi i Fredi Belerit/ Shoqata e Himariotëve të Amerikës: Vazhdimi i praraburgimit, në kundërshtim me standartet ligjore, i bëjmë thirrje SHBA-ve që…






Shoqata e Himariotëve të Amerikës ka reaguar lidhur me arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kjo shoqatë shprehet se vazhdimi i paraburgimit është në kundërshtim me standartet ligjore.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara të monitorojë nga afër rastin në mënyrë që ndalimi arbitrar dhe i paligjshëm i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës të ketë një zgjidhje të drejtë dhe të favorshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Reagimi i Shoqatës:

Shoqata e Himariotëve të Amerikës shpreh shqetësimin e saj të thellë për vazhdimin e paraburgimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, në kundërshtim me standardet ligjore dhe të drejtat e njeriut të njohura botërisht dhe kërkon sërish lirimin e tij të menjëhershëm nga qeveria shqiptare. Arrestimi i z. Beleri dy ditë para zgjedhjeve dhe ndalimi i tij i vazhdueshëm, tashmë në ditën e 50-të, janë përpjekje shqetësuese të qeverisë shqiptare për të anashkaluar rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk janë në përputhje me një komb që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Së fundmi, qeveria shqiptare me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndërmori një reformë të thellë të sistemit të saj gjyqësor. Rasti i Fredi Belerit është një provë për shtetin ligjor dhe demokracinë funksionale në Shqipëri. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara të monitorojë nga afër rastin në mënyrë që ndalimi arbitrar dhe i paligjshëm i kryetarit të zgjedhur të Himarës të ketë një zgjidhje të drejtë dhe të favorshme sa më shpejt të jetë e mundur. Shoqata e Himariotëve të Amerikës vazhdon ta mbështesë z. Beleri dhe e njeh atë si kryetar ligjshëm të Bashkisë Himarë.

359708089_655809793246704_82612191026106621_n (1)

“”