Kryetari i PD, Lulzim Basha ka inkurajuar SPAK pas arrestimit të kryetrarit në detyrë të Bashkisë së Himarës Jorgo Goro.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan zbrazur të gjithë pemëtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë.

Sipas tij i vetmi përgjegjës për këtë masakër korrupsioni është kryeministri Edi Rama.

Postimi:

Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan zbrazur të gjithë pemëtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptar që e beson këtë?! Sigurisht që jo.

Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, pronat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.

Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.

Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re