Pak para arrestimit të nënkryetarit të veteranëve të Luftës Nasim Haradinaj, me kërkesë të prokurorisë Speciale, ka ndodhur një telefonatë mes tij dhe kryeredaktorit të televizionit kosovar ‘T7’, Arsim Lani.

Ky i fundit ka treguar gjatë në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ se arrestimi i tij pritej pasi një makinë e EULEX po e ndiqte. Ky është detaj që Haradinaj i ka komunikuar në telefon Lanit.

“Ishte një situatë jo shumë e këndshme. Pritej arrestimi i tij sepse paradite EULEX e kishte arrestuar paradite kryetarin e organizatës.

Unë e telefonova disa minuta para dhe ai më tha se një veturë e EULEX po e ndiqte nga pas. Nuk arrita ta takoj pasi policët e EULEX u afruan. Ai ka refuzuar që t’u përgjigjej.

Ai nuk e njeh atë si polici dhe as gjykatën. Ka vazhduar kjo ngjarje disa minuta derisa ka ardhur Policia e Kosovës me kushtin që ta arrestojë policia e Kosovës dhe ta dërgojë deri atje ku do mbahej. Fletë arresti ishte prerë më herët se ai të vinte në emision.

Ne si TV nuk do ta linim të publikonte informacione konfidenciale. I kam kërkuar të jetë i kujdesshëm në intervistë për emrat që mund të përmendte.

Ne kemi qenë të kujdesshëm të mos publikojmë emrat pasi është e ndaluar edhe është me rrezik.

Ishte një ndjenjë e keqe sepse m’u arrestua mysafiri dhe si shqiptar nuk munda ta mbroj.

Ai ka edhe një marrëdhënie shumë të mirë me gazetarët. Nuk do doja të arrestohej në studio. Nuk doja që ajo të ndodhte në transmetim. Nuk ishte situatë e mirë dhe përtej të qenit gazetar kemi edhe këto situata”, u shpreh Asim Lani.

Shkak i arrestimit të Haradinaj janë bërë dosjet e publikuara të prokurorisë së Hagës në të cilat gjenden edhe emrat e dëshmitarëve të mbrojtur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re