Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të përgjigjet para drejtësisë shqiptare dhe amerikane. Kështu është shprehur kreu i PD Sali Berisha, teksa ka komentuar arrestimin e ish agjentit të FBI.

 

Berisha tha mediat botërore kanë publikuar aferat korruptive të qeverisë, teksa shtoi se për shkak të imunitetit që ka si kryeministër shpëtoi pa u dënuar në SHBA për foton me Obamën.

 

“Është në panik. Rama e di që sot janë të gjithë mediat e botës që nxjerrin aferat.  Është njeriu i inteligjencës së FBI në sigurinë kombëtare më të fuqishëm të botës së lirë. Çfarë i tha DASH mediave në Shqipëri? Emri i Ramës lakohem më shumë se çdo emër tjetër i përveçëm. Nuk e bën dot më stucin. Rama të jap dorëheqjen. E shpëtuan një herë me Bilalin, për foton me Obamën.

 

Ata e dinë, por e kursyen për shkak të imunitetit që ka si kryeministër. Tani ky ka bërë një veprim që asnjë vend partner nuk mund ta bënte ndaj tjetrit. Të shkoj të japë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë këtu dhe atje”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re