Kryeministri Rama ka folur sërish për mediat në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal dhe akuzat ndaj tij.

 

 

Pas takimit me drejtuesit politik të qarqeve, Rama ka deklaruar se është takuar me McGonigal por ka mohuar lidhjet me hetimin e drejtësisë amerikane ndaj ish-zyrtarit të FBI-së.

 

 

Kryeministri ka sqaruar gjithashtu edhe marrëdhenien e tij me Agron Nezën. Rama është shprehur se e ka takuar atë vetëm në prani të McGonigal.

 

 

“Këto janë derivate të keqleximit. Përmendja e emrit si pjesë e një takimi apo një takimi tjetër s’ka lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Janë nxjerrë përfundime dhe s’ka asnjë lidhje me këto që thoni ju. Po e takova dhe kjo nuk përbën arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së zhurmës, për zhurmë. Në kushtet që jemi para faktit të ri për 21 janarit dhe kërkesës së PS për të hapur hetimin në SPAK. Kushdo të kuptojë e kupton.

Hetimet kanë përfunduar ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me mikun e tij shqiptaro amerikan nga Tropoja që unë e kam njohur me të dhe nuk kam asnjë marrëdhënie. Agron Neza vjen nga LDK, e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë  të FBI. Duçka ka qenë zv ministër i energjetikes në koalicion 2013, dhe ka qenë këshilltar te unë pa pagesë.  Pse e përdor opozita, unë jam mësuar më këtë, jam i mbingopur me të tilla historia që synojnë çorrollepsjen e njerëzve dhe krijimin e një klime ndasie dhe më mirë të shpenzojë kohë nga koha që kam dhënë nxjerrjen e këtyre gjërave që hidhen në lumë për të bërë punë më shumë për njerëzit, jam i fokusuar të punët e përditshme të qytetarëve.”, tha Rama.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re