Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu një deklaratë për mediat ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-shoferit të Ardi Veliut ku tha se ai është kapur bashkë me bashkëshorten si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, që trafikonte sende me vlerë nga Franca.

Ballu tha se ky nuk është rasti i vetëm kur një person i afërt me kryepolicin rilindas kapet me veprimtari antiligjore, dhe se kjo tregon rrjetin antiligj që Ardi Veli ka ngritur me lejen e posaçme policore.

Sakaq theksoi se PD i bën thirrje që SPAK të “hetojë, jo vetëm trafikantët, jo vetëm kur ata bien në rrjetën e policisë së vendeve të BE-së, por krerët, “shefat e mëdhenj” që u japin licencë për të vepruar të patrazuar për vite me radhë”.

Deklarata e plotë:

Shoferi i Ardi Veliut kur ky ishte drejtor i Përgjithshëm i Policisë, është arrestuar bashkë me të shoqen, si pjesë ë një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e sendeve me vlerë nga Franca në vlera që sipas përllogaritjeve kapin miliona euro.

Si në shumë raste të tjera nuk kanë qenë organet shqiptare të ligjit, por policia franceze që bllokoi në aeroportin e Parisit sende me vlerë dhe kjo shërbeu si indicie dhe shtysë për hetimin në Tiranë. Pas katër viteve aktivitet është bërë arrestimi i një grupi të gjerë ku përfshihen përveç bashkëpunëtorëve të Veliut edhe policë, doganierë, tregtarë etj. Aktiviteti ka nisur që në vitin 2019 në kohën e pandemisë dhe për vite të tëra ka kaluar i pa shqetësuar për shkak të përfshirjes në trafik të policëve e doganiereve, dhe të lidhjeve të Sokol Idrizajt me “shefin e madh”, Ardi Veliun. Nëse arrestimi i bashkëpunëtorit të ngushtë Sokol Idrizaj e inkriminon direkt Ardi Veliun, edhe për faktin se ky nuk është rasti i parë kur një njeri i afërt me kryepolicin rilindas kapet në veprimtari antiligjore.

Nuk ka kaluar shumë kohë nga arrestimi në Itali për trafik droge i djalit të xhaxhait të Veliut bashkë me të shoqen, të cilët u kapën me 26 kg kokainë. Këto nuk janë rastësi të habitshme që i ndodhin Ardi Veliut, por janë rrjeti i plotë i inkriminimit dhe antiligjit që ai ka ngritur me lejen të posaçme policore, duke shfrytëzuara detyrat e larta në policinë e shtetit. Më shumë se kaq trafiku, antiligji, korruptimi është një filozofi e plotë e qeverisë së Rilindjes që fillon nga kryeministri dhe përfundon te shoferi i zyrtarit më të vogël të shtetit.

Partia Demokratike shpreh alarmin për inkriminim qelizor të strukturave shtetërore dhe i bën thirrje SPAK të hetojë, jo vetëm trafikantët, jo vetëm kur ata bien në rrjetën e policisë së vendeve të BE-së, por krerët, “shefat e mëdhenj” që u japin licencë për të vepruar të patrazuar për vite me radhë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re