Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e djeshme mega-operacionin që u zhvillua një ditë më parë në zonat periferike të Tiranës, që përfudnoi me prangosjen e dhjetëra zytarëve dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se zyrtarët që kanë rënë në pranga janë ata që janë emëruar nga PD-ja dhe Opozita. Ai shtoi gjithashtu se me këtë veprim, Porkuroia po tremb të tjerët dhe po tregon që shteti po lëviz.

“Tjetër gjë ka pritur opinioni publik dhe tjetër gjë u servir sot nga prokuroria. Po të shikosh numrin e personave që janë arrestuar është një numër i madh. Prokuroria për të justifikuar edhe veten shkon merr vendimin në gjykatë, këtë herë nuk e ka bërë. Pjesa tjetër është a përbëjnë rrezik këta njerëz që janë arrestuar? Asnjë prej tyre nuk është thirrur më përpara. Organi i akuzës ka shkuar në njësi administrative, ka marrë dokumentet për dertimet që kanë qenë me probleme dhe i janë referuar ligjit të 1998. Qëllimin primar që kishte operacioni, e arriti. Dëshmoi që shteti po lëviz, që të trembin ata të tjerët por të shikojmë se çfarë prova do të ketë. Në periferi është përzgjedhur Farka, Kashari dhe Vora që janë drejtuar nga opozita, PD-ja. Po të shikosh standardin që ka përdorur prokuroria nuk është i njëjtë për të gjithë njësitë administrative”,- tha Artan Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re