Ish-zyrtari i lartë i FBI McGonigal u arrestua nga autoritetet amerikane, pasi dyshohet se ka punuar me një oligark rus të vendosur nën sanksione dhe ka përfituar 225 mijë dollarë nga një ish-zyrtar në Shqipëri.

 

Opozita hodhi akuza për një lidhje të kryeministrit Edi Rama me McGonigal.

 

 

Deputeti i PS Petro Koçi në një intervistë për emisionin 7pa5 në Vizion Plus ka hedhur poshtë implikimin e qeverinë shqiptare në lidhje me korrupsionin e ish-zyrtarit të FBI.

 

 

Ai tha se akuzat vijnë nga fronti opozitar në një kohë kur marrëdhëniet e tyre me SHBA janë të kompleksuara, Berisha non grata dhe Basha nën hetim për lobimin rus.

 

 

“Janë probleme që ka me ligjin amerikan. Nuk e implikon qeverinë shqiptare. Ai ka qenë një zyrtar i lartë i shtetit dhe do ketë marrëdhënie me kryeministrin. Kjo do jetë një tymnajë e opozitës për ccështje politike e për lidhjen e kompelksuar që kanë me SHBA. Berisha është non grata dhe Basha po hetohet për lobimet”, tha Koçi.

 

Deputeti i PS shtoi se ish-zyrtari i lartë është nën hetim dhe deri tani kemi të bëjmë me akuza dhe jo konkluzione, ndërsa shton se takimet e përfaqësues në Shqipëri duhet t’i raportonte sipas protokollit që ka.

 

“Nëse kjo ka ndodhur dhe është sponsorizuar nga Shqipëria mund të ishte kompromnentuese. Çështja mbetet një respektim ose jo i ligjit. Zotëria në fjalë do të duhet të raportonte për takimet që bënte dhe marrëdhëniet e biznesit që ka patur. Nuk e dimë a është e vërtetë. Deri tani kemi akuzë. Në përfundim të gjykimit mund të jemi në konkluzion.

 

Me qeverinë e Edi Ramës marrëdhëniet me SHBA kanë qenë të shkëlqyera. Nuk ka asnjë indicie që mund të përfshijë angazhimin e drejtësisë shqiptare në këtë ccështje. Kur të përfundojnë hetimet në SHBA dhe nëse do ketë persona shqiptarë të implikuar dhe do ketë shkelje të ligjit atëhere po”, tha Koçi.

 

Pas lajmit të arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Vizion Plus iu drejtua Departamentit të Drejtesise në SHBA.

 

Në përgjigjen zyrtare, departamenti tha se nuk mund të bëjë publike detaje mbi hetime që janë në zhvillim e sipër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re