Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, ka folur sot për mungesën e kryebashkiakut Erion Veliaj në fushatën elektorale, pas arrestimit të tij disa muaj më parë.
Bushka është shprehur se vetë ajo personalisht, por edhe shokëve të tjerë të partisë, i ka munguar Veliaj në fushatë.
“Mua personalisht Erioni më mungon, si mik si shok, si një shok partie, si një mbështetës jo vetëm i imi por i të gjithëve, sa herë kemi fushatë dhe jo vetëm, sa herë që kemi problematika me qytetarët, kemi ndjerë gjithmonë mbështetjen e Bashkisë dhe të Erionit”, tha ajo në News 24.
Ndër të tjera ajo thotë së edhe pse Veliaj nuk është pranë kolegëve socialistë fizikisht, ai është kudo më punët që ka bërë.
“Erioni nuk mungon, Erioni është kudo, në çdo shkollë, kopsht, në çdo lagje, komunitet ku ai ka qenë prezentë si në njësinë 3”, tha ajo, ndërsa theksoi se është në pritje që çështja ndaj tij të sqarohet dhe ai të jetë sërish aktiv në politikë.
“Unë pres që të sqarohen çështjet, të jetë aktiv, por fushata ecën, ekipi është duke punuar”, tha Bushka.
Klotilda Bushka: Ne jemi një ekip shumë i madh në terren. Mua personalisht Erioni më mungon, si mik si shok, si një shok partie, si një mbështetës jo vetëm i imi por i të gjithëve, sa herë kemi fushatë dhe jo vetëm, sa herë që kemi problematika me qytetarët, kemi ndjerë gjithmonë mbështetjen e Bashkisë dhe të Erionit.
Erioni nuk mungon, Erioni është kudo, në çdo shkollë, kopsht, në çdo lagje, komunitet ku ai ka qenë prezentë si në njësinë 3. Unë pres që të sqarohen çështjet, të jetë aktiv, por fushata ecën, ekipi është duke punuar.
Pavarësish ndjesive personale, të mungesës së një shoku, miku, bashkëpunëtori partie, ndihet prezenca më punët që ai ka bërë, qytetarët i vlerësojnë mundin që ai ka bërë dhe të gjithë rezultatin që ka dhënë Bashkia në drejtim të tij.