Petrit Vasili vijon sulmin ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.

Nënkryetari i LSI-së ka kritikuar SPAK-un ku thotë se duhet të merret me Ramën dhe Veliajn.

“SPAK ka probleme me “shikimin”!

SPAK ka sy shume “te mprehte” dhe shikon deri larg, deri ne Lushnjen e Tushes se Bashkise, por Edi Ramen dhe Erion Veliajn nuk i sheh dot se i ka shume afer.

SPAK eshte “semure”, SPAK nuk shikon nga afer, por vetem larg.

SPAK duhet çuar tek okulisti, qe te rregulloje shikimin dhe te nderroje gjyslyket per te pare edhe nga afer, megjithse Teatrin e shohin edhe te verberit”, thotë Vasili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re