Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një konferencë për mediat ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Von der Leyen e cilësoi këtë lajm thellësisht shqetësues dhe tha se Turqia duhet të mbrojë vlerat dhe parimet demokratike.
- “Ne e shohim si një lajm thellësisht shqetësues ndalimin e kryebashkiakut, duke qenë se Turqia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Është thelbësore që Turqia të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur. Ne duam që Turqia të mbetet e lidhur me Evropën, por kjo kërkon një angazhim të qartë ndaj normave dhe praktikave demokratike dhe është thelbësore që Turqia të respektojë këto parime themelore”, tha Von der Leyen.
