Kejdi Mehmetaj, nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, komentoi arrestimin e ish-ministrit të kësaj partie, Lefter Koka, duke e konsideruar “një ngjarje me skenar dhe regji”.

“Çdo gjë që ka dalë sot në media ka qenë në dispozicion të SPAK-ut shumë muaj më përpara, por nuk u ndërmor asnjë veprim. Shumë persona u lejuan që me paratë e inceneratorëve të hynin në zgjedhje dhe t’i ndikonin ato. Zonja Kryemadhi ka shpalosur për mediat dosjen me dokumentacione para zgjedhjeve, ndërsa SPAK-u e nxori vetëm sot”, tha Mehmetaj.

“Them me regji që sot është në interesin e Edi Ramës që ta ndërtojë të tillë skemën e inceneratorëve. Personazhe si zoti Koka, në zgjedhje u angazhuan. Keni dy deputetë të dalë drejtpërdrejtë nga inceneratorët”, shtoi Mehmetaj.

“SPAK duhet të kishte vepruar shumë më shpejt, që mos të lejonin këta persona që të kandidonin”, theksoi nënkryetarja e LSI-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re