Lyrical Son njihet për një karrierë pa skandale, ku e gjitha është e bazuar në prurjet muzikore dhe aspak me ngjarje përtej saj. Lyrical Son, i cili për herë të parë hapi kujtimet e jetës së tij.

Mirëpo, ka pasur dhe një moment të tij jo dhe aq të këndshëm. I pyetur për përvojat e këqija me Policinë, Festimi u deklarua se njëherë ishte arrestuar pa pikë faji.

“E kam parë veten në stacion të policisë. Në një kafe është bërë një bastisje. Në atë kafe pronarit i është gjetur diçka e dyshimtë edhe jam arrestuar dhe unë…Gjysmë ore apo një orë kam qëndruar në stacion derisa e panë edhe ata vet që unë as emrin nuk ja di atij pronari”, pohoi Festimi.

Megjithatë ai thotë se ka shumë respekt për mirësjelljen e policisë e sidomos policëve të rinj.

“Kam respekt edhe për policët e moshuar. Ndoshta ajo ndjesia për policët e regjimit të Serbisë, na bën më të ndjeshëm edhe ndaj këtyre policëve”, tregon ndër të tjera Lyrical Son.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re