Ish-kryeministri Sali Berisha ka reguar pas arrestimit të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili ka marrë përsipër organizimin e sulmit të armatosur në veri të Kosovës më 24 shtator.

Berisha u shpreh se presioni i madh ndërkombëtar e detyroi presidentin serb Vuçiç të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë.

Ai theksoi se ky është një hap i madh, por theksoi se duhet të gjykohet në Kosovë, “aty ku ka kryer aktin terrorist”.

“Presioni i madh ndërkombëtar ka detyruar Vuçiç të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë.

Ky arrestim është një hap por duhet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist”, tha ish-kryeministri Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re