Nga Blendi Gashi

 Janë bërë saktësisht 9 ditë që policia kufitare serbe ka arrestuar mërgimtarin Ibrahim Matoshin nga Gjilani, në pikën kufitare Dheu i Bardhë teksa po kthehej për në Gjermani pas pushimeve të kaluara në vendlindje. Ai po mbahet në arrest në Vranjë në bazë të një akuze të vitit 1999, kinse për njё krim i cili ka ndodhur nё shtator tё atij viti vitit 1999 nё fshatin Verbicё e Kmetocit, komuna e Gjilanit.

Por familja thotë se kjo akuzё ёshtё e fabrikuar pёr qёllime tё cilat nuk janё tё njohura pёr ta, andaj u bën apel krerëve të shtetin ta mbrojnë Ibrahimin dhe kjo çështje të diskutohet në nivel të dy shteteve.

Musli Matoshi thotë se përkundër se vëllai i tij ka hequr dorё nga nёnshtetёsia kosovare pёr arsye procedurale, kjo nuk liron institucionet kosovare nga pёrgjegjёsia pёr mbrojtjen e njё bashkёkombasi.

Musliu u ka bërë apel krerëve të shtetit si dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që punojnë në Kosovë, si pёrfaqёsueses së BE-sё Natalyia Apostolova, shefit të Misionit tё OSBE-së Jan Braathu, pёrfaqёsuesve tё Quint-it etj., tё ndihmojnë pёr lirimin sa mё tё shpejtё tё Ibrahimit.

Por ky apel deri më tani ka hasur në vesh të shurdhër.

Këtë e konfiron për tesheshi.com Musliu i cili thotë se përkundër apelit që ka bërë, vëllau Ibrahimi ende po mbahet në burg.

“Nuk ka diçka të re ende, vëllau vazhdon të jetë i arrestuar nga autoritetet serbe. Si të ketë diç do të ju njoftojmë”, ka deklaruar shkurt ai.

Ndërkaq, lidhur me rastin në fjalë, Ministria e Jashtme ka thënë se i arrestuar Ibrahim Matoshi është shtetas i Gjermanisë, e ndaj Serbia duhet t’i lajmërojë autoritet gjermane.

“Jemi në kontakt me zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe po përcjellin me shqetësim rrjedhën e ndalimit të Ibrahimit. Në rast se kjo sjellje e Beogradit nuk korrigjohet sa më shpejtë nga Brukseli, Ministria e Punëve të Jashtme do të ndërmarrë veprime specifike dhe të targetuara”, ka thënë Fatmir Haxholli, zyrtar në Ministrinë e Jashtme.

Nga ana tjetër, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka deklaruar se nuk mund të bëjë asgjë.

“Pasi Ibrahim Matoshi ndodhet në Serbi, Ambasada Gjermane në Prishtinë nuk ka hapësirë veprimi. Ambasada Gjermane në Beograd është e njoftuar lidhur me këtë incident dhe është duke vepruar brenda kuadrit të kompetencave të saj konsullore”, ka deklaruar Ambasada.

Ndërkohë Musliu ka bërë të ditur se sё bashku me disa aktivistë pёr tё drejtat e njeriut, po planifikojnё organizimin e njё proteste nё Gjilan dhe më pas nё Prishtinë në mbrojtje tё vëllait, Ibrahimit, aty ku janё tё pёrqёndruara institucionet vendore dhe ndёrkombёtare.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia më 2 korrik të 2011-tës nënshkruan marrëveshjen e lëvizjes së lirë, por ajo në vazhdimësi po shkelet nga kjo e fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re