Skip to content

Arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Genc Pollo: SPAK mund ta akuzojë, edhe Meta mund të provojë pafajësinë

Politikani Genc Pollo, ka reaguar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Reagimi i Pollos:

SPAK mund të akuzojë dhe Ilir Meta të provojë pafajsinë përballë akuzave

Por:

1: A nuk mundet të thirret një ish president, kryeministër, kryetar kuvendi në prokurori për të ekzekutar arrestin? Ose në banesën/zyrën e të pandehurit.

Por duhet vepruar me arrest të dhunshëm ala Hollyëood që rezervohet për kriminelë të armatosur e të rrezikshëm?

2: A nuk do të lipsej që Meta të përballej me akuzat në gjendje të lirë siç ndodh rëndom në shtetet demokratike (si p.sh. Trump, Sarkozy, Jansa, etj.).

3: Meqë opozitës i burgoset pa dënim lidershipi (Berisha, Meta) ndërkohë që mazhorancës i burgosen Çyrbe kollaj të zëvendësueshëm a mos SPAKu, duke margjinalizuar opozitën politike, po konsolidon regjimin autoritar kleptokratik të Ramës?

“”