Efektivi i policisë, Lorenc Gropa, i cili u arrestua më 24 Maj pasi u zbulua se ishte i përfshirë në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikeve, mësohet se kishte marrë një banesë me qira që përdorej magazinimin e drogës.

Brenda banesës që marrë me qira nga punonjësi i policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr kanabis.

Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se efektivi e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.

 

Njoftimi: 

Fier – Arrestimi i punonjësit të Policisë dhe 3 shtetasve/ AMP sekuestron edhe 500 gr cannabis sattiva

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Arrestimi

Efektivi i Fierit, Lorenc Gropa u vendos në pranga i akuzuar për prodhim e shitje narkotikësh.

Gjithashtu u arrestuan edhe 3 personat e tjerë, shtetasit Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi, të cilët ishin kushërinjtë e policit.

Efektivi Lorenc Gropa, së bashku me Klevis e Ledjon Gropën dushohen për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese 41,25 gr kokainë, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

Nga këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve në shtetin grek të shtetasit Skerdilajd Levendi, i cili u arrestua për “Trafikim i armëve dhe municioneve”, pasi ai negocionte me shtetas të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re