Skip to content

Arrestimi i Redjan Rrajas, flet deputeti socialist: Lajmin e mësova nga mediat s’është nipi im. Kushdo që është përfshirë në aktivitet kriminal, duhet të japë llogari para ligjit

 

Rrahman Rraja flet për Abc News pas arrestimit të Redjan Rrajas si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Gazetarja Esiona Konomi ka kontaktuar me deputetin, ndërsa ky i fundit i ka thënë se nuk ka lidhje të afërta me Rrajan dhe se lajmin e ka mësuar nga mediat.

“Nuk jam në dijeni të përfshirjes së Redjanit në antetat. Redjani është më larg se kushëri i tretë për mua.

Gjyshi i Redjanit dhe babai im janë vëllezër për babë me nëna të ndryshme.

Unë nuk përkrah askënd. Kushdo që është përfshirë në aktivitet kriminal, duhet të japë llogari para ligjit.

Lajmin e mora vesh nga mediat, sepse vetë isha në një takim pune”, ka thënë deputeti Rraja.