Media ka zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e 1 nëntorit, te mbikalimi i Shkozetit, në Durrës, ku u q ëllua me br eshëri kal lashnikovi makina e prokurorit Arjan Ndoji, në të cilën ndodhej edhe shoferi i tij, Andi Maloku, dhe një njeri i njohur i botës së kri mit, Pëllumb Muharremi alias Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.

Pak më parë “BalkanWeb” raportoi se është marrë në pyetje mikesha e personit të vetëm të arre stuar deri më tani si autor i dyshuar i atentatit, Redjan Rrajës, që ishte një modele e njohur.

Ndërkohë, “BalkanWeb” ka zbuluar se bëhet fjalë për një vajzë mjaft të njohur të showbiz-it shqiptar e më gjerë, që është edhe pjesë e modelingut, dhe që është pikërisht Kejvina Kthella. Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arr estuar pak ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Burime policore thanë për “BalkanWeb” se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e të vërtetës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re