Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e shoferit të minibusit që u përfshi në aksident pasditen e djeshme në Gramsh.
Policia njofton se ka arrestuar shoferin Arjol Xhepexhiu, i cili edhe vetë ndodhet në spital si pasojë e plagëve që ka marrë nga aksidenti, ku minubusi që drejtonte përfundoi në greminë.
Si pasojë e aksidentit të rëndë mbeti i vdekur 30-vjeçari Ledjan Lami, dhe të plagosur 9 pasagjerë, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para rezultoi se, shoferit të minibusit Xhepexhiut i ka rënë të fikët pasi ka pasur luhatje tensioni, dhe si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit ndodhi edhe përplasja fatale.
Njoftimi i policisë në lidhje me arrestimin e Xhepexhiut:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Kërpicë, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., 47 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë humbi jetën shtetasi L.L., dhe u plagosë drejtuesi i mjetit dhe 9 pasagjerët shtetasit , E.S., 25 vjeçe , O.B., 29 vjeçe, S.R., 75 vjeç, B.G., 59 vjeçe, N.R., 61 vjeçe, A.P., 60 vjeç, E.P., 55 vjeçe , J.Ç., 18 vjeçe dhe V.L., 26 vjeç, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Xh., 47 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
