TIRANË- Një ditë më parë, me urdhër të SPAK, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u vu në pranga bashkë me disa zyrtarë të tjerë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Por a duhet konsideruar si sukses kjo goditje e radhës nga ana e SPAK? Analisti Frrok Çupi në studion e ABC News tha se ky është një skenar emotiv, dhe për aq kohë sa SPAK vepron me këtë teknikë nuk do të ketë drejtësi të plotë.

“Nuk më pëlqen ti konsideroj sukses. Më pëlqen të mos kem emocione para drejtësisë, e them këtë sepse ne kemi pasur një drejtësi emocionale në kohën e komunizmit dhe e kemi pësuar shumë. Më duket se SPKA po luan një lojë emocionale. Më duket si një skenar emotiv. E Konsiderojnë si peshk të madh, e konsideroje si udhëheqëse të madh  dhe ndërkohë ajo akuza që është paraqitur është kaq e vogël sa unë kam frikë se nuk do ta mbaj gjithë këtë entuziazëm, Në kohën kur emocionohet SPAK, kur duhet të jetë i ftohtë, ne nuk do kemi drejtësi”, tha ai./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re