Pas ndalimit nga policia shqiptare të veteranit të UÇK ka reaguar edhe Sali Berisha.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale ai shkruan se “arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftetarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosoven dhe deshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës”.

Reagimi

Një akt tjetër antikombëtar!

Arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftetarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosoven dhe deshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikombëtar dhe paralajmeroj Edvin Tradhëtarin dhe Gjeneral Vasalin se do përgjigjen personalisht per aktin e tyre të pashembullt. sb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re