Ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar protestë ditën e nesërme (4 prill) para Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të këtij institucioni.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në orën 11:00 te Bashkia.

“Të dashur miq, iu deshën javë dhe muaj deputetëve, përfaqësuesve tuaj në parlament në mosbindje civile, por më në fund e mposhtën tiranin në parlament. Më në fund rikthyen komisionet, rikthyen të drejtat. Edhe ju, prandaj të gjithë nesër në ora 11 te bashkia gjer në fitoren e dytë të plotë mbi bashkinë”, tha ai.

Më tej ai u shpreh se nesër është ditë e madhe në historinë e demokracisë, se fillon beteja pa kthim për çlirimin e bashkisë dhe rikthimin e saj tek qytetarët e ndershëm të Tiranës.

Berisha: Të dashur miq, iu deshën javë dhe muaj deputetëve, përfaqësuesve tuaj në parlament në mosbindje civile, por më në fund e mposhtën tiranin në parlament.

Më në fund rikthyen komisionet, rikthyen të drejtat. Edhe ju, prandaj të gjithë nesër në ora 11 te bashkia gjer në fitoren e dytë të plotë mbi bashkinë.

Gjer në çlirimin e bashkisë. Gjer në rikthimin e shtëpisë së parë të qytetit, qytetarëve të ndershëm të Tiranës.

Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët, jashtë nga bashkia. Ndaj dhe nesër është ditë e madhe në historinë e demokracisë se fillon beteja pa kthim për çlirimin e bashkisë nga kjo farë e poshtër që ka vendosur rekordin më të paqenë në botë.

Pra, edhe njëherë, ai me votë nuk ikën, atë drejtësinë e ka mburojë. Por atëherë çfarë mbetet? Revolta qytetare, ajo është fjala e qytetarëve. Ndaj dhe Erion, në qoftë se e don veten një miligram, jep dorëheqjen.

Mos e prit popullin e revoltuar se këtë poshtërim që i ke bërë ti Tiranës nuk ia ka bërë kush kurrë. Është rast i pashembullt që të vidhen 100 përqind fondet, përveçse me ty, fondet e djegësit, fondet e tenderave të tjerë.

Dy fjalë o larot e Skapit, o mercenarë: sjellja juaj si narkoprokurorët kolumbianë, që arrestonin ushtarë për të mbrojtur Eskobarin, do marrë ndëshkimin më shembullor nga qytetarët shqiptarë. Drejtësia është dhunti e Zotit për çdo qytetar të lirë. Mjerë ju që përdhosni drejtësinë për Edi Ramën, Erion Veliajn.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re