Pak orë pas arrestimit me urdhër të SPAK, përmes avokatit të tij, ka reaguar ekskluzivisht për “Top Story”, ish-drejtori i UKT Redi Molla.

Ai ka deklaruar se ky është një sulm që ka nisur një vit më parë nga PD dhe PL, dhe se pre e presionit ka rënë edhe Prokuroria.
Reagimi i Redi Mollës:

Une Redi Molla, jam Inxhinier Ndertimi i diplomuar ne Itali, me nje karriere te gjate ne Itali dhe ne Shqiperi. Per 4 vjet kam drejtuar UKT me rezulatate te shkelqyra dhe gjate gjithe kohes qe kam qene ne detyre kam rrespektuar ligjet e vendit, dhe kam dhene maksimumin tim. Sot u vura ne dijeni per akuzat e ngritura ndaj meje nga SPAK – deklaroj me bindjente plote qe per keto akuza jam i pafajshem, dhe nuk kam asnje lidhje interesash me kompanine ne fjale.
Ky sulm ka nisur ndaj meje prej me shume se nje viti, i frymezuar politikisht nga PD dhe PL, dhe me vjen keq qe pjese e ketij presioni kane rane jo vetem mediat, por dhe Prokuroria.
Pres qe drejtesia te veproje shpejt dhe drejte dhe pafajsia ime te vertetohet nga gjykata. Do vazhdoje kete beteje ne cdo instance i bindur tek pafajsia ime.
VIJON…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re