Mjeku Pirro Prifti shprehu nevojën e një reformë të madhe në shëndetësinë publike. Në një lidhje live për Abc News me moderatoren Vjol Xhafaj, ai tha se korrupsioni nga mjekët nëpër spitalet publike nuk vjen nga pagat por gjithashtu edhe nga fakti se ka mungesë të kontrolleve.

“Problemi i marrjes vazhdon që prej fillimit të demokracisë dhe kjo ka ardhur jo vetëm si pasojë e justifikimit të rrogave të vogla por mendoj se arsyeja kryesore është menaxhimi spitalor i dobët. Sepse spitalet publike kërkon shumë buxhet dhe ka PPP që janë futur në regjimet spitalore, me të cilat abuzohet.“, tha ai.

Ai shtoi se duhen marrë masa nga Urdhri i Mjekut. Mjeku theksoi se krahas rritjes së pagave, duhet rregulluar problemi i menaxhimit spitalor por gjithashtu të bëhet një reformim i thellë në shëndetësi.

“Po t’i shikojmë mjekët në qendrat shëndetësore në sistemet parësore nuk ka të tilla gjëra. Kurse te spitalet ka sepse është shumë dobët sistemi i menaxhimit dhe kontrollit dhe është për t’u shqetësuar sepse me të vërtetë është thyerje e ligjit por duhet të ndërhyjë dhe urdhri i mjekut.

Deri tani nuk ka vepruar fare sepse vepron dhe për problemet e mik marrjes apo dhe të shkeljes profesionale. Nëse do të kishte kontroll të mirë, kjo do të eliminohej.”, tha mjeku. Ditën e sotme ranë në prangat e policisë mjeku Nazmi Metaliu dhe tekniku i imazherisë, Astrit Mansaku pasi u kërkonin para qytetarëve për të kryer një skaner.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re