Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas arrestimit të tre punonjësve të IKMT të cilët akuzohen për blerje votash, në Dibër ku drejtuese politike është zv kryeministrja Belinda Balluku.

Meta përshëndeti denoncimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” duke theksuar se në rast se nuk do të kishte shkuar policia dhe prokuroria, situata mund të kishte shkuar ndryshe.

“Për blerje votash ka ndodh arrestimi tani i qytetarëve të Dibrës dhe përshëndes kandidatin tonë zotin Ismail. Dhe për fat ka vajtur prokuroria dhe policia sepse situata mund të shkonte ndryshe. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të arrestohet një kandidat dy ditë para zgjedhje.

Para 10 ditësh Edi Rama ishte në Himarë, hungërinte dhe gjoja imitonte këtë kandidatin tonë sepse nuk i ishte përgjigjur komuniteti. Pak ditë më pas u krijua një zhurmë e madhe mediatike, ishte gjithçka e sponsorizuar nga Edi Rama”, tha Meta në Euronews.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re