Dhjetë shqiptarë janë arrestuar gjatë kësaj jave në Francë. Ata akuzohen si pjesë të një bande që kanë kryer të paktën 260 vjedhje banesash në rajonet Bouches-du-Rhone, Alpes-Maritimes, Var dhe Vaucluse.

Rezultatet e aksionit të xhandarmërisë franceze janë bërë publike këtë të mërkurë në një dalje për mediat. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë me dije.

Gjatë kontrolleve, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar telefona celularë, tableta, çanta luksoze dhe bizhu, që dyshohet se janë vjedhur nga banda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re