Ushtria izraelite ka arrestuar 11 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në operacionet e kryera mbrëmë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 11 palestinezë me pretendimin se “janë përfshirë në akte terroriste”.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim duke arrestuar palestinezët me pretendime të ndryshme, transmeton anadolu agency. Në burgjet Izraelite mbahen rreth 7.000 palestinezë nga të cilët 300 janë fëmijë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re