Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 18 palestinezë në Bregun Perëndimor.
Nga ushtria izraelite njoftuan se janë arrestuar për shkak të përfshirjes në “aktivitete terroriste”.
Me pretendime dhe akuza të ndryshme forcat izraelite shpesh herë kryejnë bastisje në shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, shkruan aa.
Raportet e institucioneve palestineze tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 7.000 palestinezë, ndërsa në mesin e tyre edhe rreth 300 të mitur. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re