24 persona janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi u kapën të dehur në timon dhe pa patentë.

 

Në një javë, rrugorja e Tiranës ka vendosur në total 8750 gjoba për shkelje të ndryshme të kodit.

 

Pjesën më të madhe të gjobave e mban përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit me rreth 1300 të tilla.

 

Afro 2200 shoferë janë ndëshkuar gjithashtu për mosvendosje të rripit të sigurimit, ndërsa 300 gjoba janë vendosur për shpejtësi mbi normat e lejuara.

 

Ndeshkime të tjera ka patur për parakalime të gabuara si dhe për mos dhënie përparësie për kalimtarët në vijat e bardha.

 

Gjatë javës që lamë pas rrugorja e Tiranës bllokoi në total 19 automjete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re