Policia Rrugore vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që  drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt.

Gjatë kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas që u kapën duke drejtuar automjeten, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 21 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

– S. K., 31 vjeç, D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re