Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku dyshohet se aksidentalisht ra nga lartësia e pallatit në të cilin ishte duke punuar, shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit E. S., 41 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës që po ndërtonte këtë pallat dhe E. B., 68 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi i kësaj firme, të dy banues në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin V. L., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik ndaj 53-vjeçarit, u gjet një mjet prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– L. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin A. Z., i cili për pasojë ka humbur jetën;

– R. H., 28 vjeç dhe S. D., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re