Shtatë protestues u arrestuan në një protestë me ulje të iniciuar nga Lëvizja Rinore Palestineze me qendër në SHBA përpara ambasadës izraelite në Washington për të protestuar kundër vendbanimeve të paligjshme kolone të Izraelit.

Qindra njerëz u mblodhën me pankarta para ambasadës izraelite në kryeqytetin amerikan.

Në protestën e organizuar nga Lëvizja Rinore Palestineze, u protestua kundër vendbanimeve ilegale të Izraelit, veçanërisht në rrethin Sheikh Jarrah të Kudsit.

Organizata në një deklaratë parashtroi tri kërkesa: ndalimin e vendbanimeve të paligjshme që Izraeli ka zgjeruar duke larguar me forcë palestinezët nga shtëpitë e tyre; përfundimin e mbështetjes së SHBA-së për Izraelin; dhe që media të mos mbyllë sytë ndaj pushtimit të Palestinës nga Izraeli. Organizatorët thanë se protesta nuk do të përfundojë nëse kërkesat nuk plotësohen.

Shtatë nga demonstruesit, të cilët ngritën tenda përpara ambasadës izraelite në Washington, u ndaluan nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re