Pas 4 muaj hetimesh policia e Tiranës ka kryer një operacion antidrogë duke arrestuar dy persona te Kodra e Diellit.

 

Burime bëjnë me dije se dy personat, burrë e grua, kanë qenë një shqetësim shumë i madh i banorëve.

 

Mësohet se burri ka qenë krysori i grupit.  Policia ka sekuestruar sasi droge, që shpërndahej në mënyrë të vazhdueshme në kohë, por në banesë kryesorit të grupit i janë gjetur edhe sot sasi tjetër lënde narkotike.

 

Në total, numri i të arrestuarve ka shkuar në 8, ndërsa burime bëjnë me dije se shpërndarja e kokainës dhe kanabisit bëhej në doza të vogla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re