Një tjetër grup që merrej me shitjen e lëndëve narkotike është goditur nga Antidroga e Tiranës.

 

Prej më shumë se 4 muajsh agjentwt kanë mbajtur nën vëzhgim grupin kriminal i cili shpërndante drogë në lokalet e natës në kryeqytet.

 

Në pranga ka rënë drejtuesi i grupit, Herald Rexhepaj, bashkë me gruan e tij, Viola Bendaj, të cilët jetonin në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’.

 

Po ashtu, janë arrestuar edhe 6 persona të tjerë, ndërsa një tjetër person wshtw shpallur nw kwrkim.

 

Edhe vetë banorët e zonës ishin ankuar disa herw, pasi bashkwshortwt qw drejtonin organizatwn, ishin bërë problematik në zonë pwr shkak  tw shpërndarjes se drogës.

 

Policia ka sekuestruar 650 doza kanabis, 150 doza kokainë, 1 kg hashash, dy peshore elektronike si dhe 5 celularë.

 

Kodet e përdorura nga personat e arrestuar që janë zbardhur nga policia ishin “shko merr picat” dhe “më sill tre Fanta” që sipas hetuesve ishin porosi për lëndët narkotike.

 

Kreu i grupit është Herald Rexhepaj, I cili është arrestuar tre herë për drogë brenda dy viteve. Madje në muajin prill të këtij viti ai i kap në Morinë me 52 doza kokainë, por nuk dihet sesi ka arritur që të dalë nga burgu.ga

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re