Ushtria izraelite ka arrestuar dhjetëra palestinezë në bastisjet e mbrëmjes së kaluar në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një njoftim, Zyra e Medias Asra tha se 16 palestinezë u arrestuan në qytetin Husan në perëndim të Betlehemit, 13 në qytetin Silat al-Harithiya në perëndim të Jeninit, katër në Nablus dhe dy në Qalqilya.

Në njoftim thuhet se forcat izraelite arrestuan gjithashtu një avokat palestinez që kandidon në zgjedhjet lokale të 26 marsit në Hebron.

Nuk pati asnjë prononcim nga ushtria izraelite për arrestimet.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kapjes së palestinezëve të “kërkuar”.

Sipas organizatave joqeveritare palestineze rreth 4.500 të burgosur palestinezë ndodhen në burgjet izraelite, ndërsa të paktën 500 prej tyre mbahen sipas politikës së ndalimit administrativ izraelit pa akuza ose gjyq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re