Skip to content

Arrestohen dy policë në Rinas, i kërkuan para qytetares për të lejuar udhëtimin drejt BE-së

WhatsApp Image 2023 12 13 at 9.15.14 AM

Dy efektivë të tjerë të policisë janë arrestuar për korrupsion. Në pranga kanë rënë efektivët Ardit Doçi dhe Endri Beramaj, të cilët janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë.

Doçi dhe Beramaj shërbenin në komisariatin e policisë në Rinas.

Ata akuzohen për korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim.

Dy efektivët janë arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi i kanë bërë presion një qytetareje e cila donte të dilte nga shqipëria.

Efektivët kanë pretenduar se kanë kaluar afatet për të udhëtuar drejt BE dhe i kanë kërkuar shuma parash qytetares duke e mashtruar se nuk mund të udhëtonte dot.