Uniformat blu arrestuan ketë të mërkurë ne Shijak dy të rinj, të cilët akuzohen për vjedhje banesash me thyerje në lagje të ndryshme të qytetit. Ne pranga ranë Florjan Rushiti 29 vjeç dhe Serxho Llaftiu 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Mësohet se gjatë kontrollit qe policia ushtroi ne banesat e tyre u gjeten dhe sekuestruan një automjet, katër biçikleta, dy televizorë, njësi kompjuteri dhe disqe automjetesh. Dy të arrestuarit ishin skeduar për grabitjen e disa banesave në lagje të ndryshme të qytetit të Shijakut.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re