Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasditen e sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se në një postbllok tek vendi i quajtur “Ura e Ballistave” në fshatin Babicë të Vlorës është pikasur një automjet me dy të rinj që sa kanë parë policinë, me shpejtësi kanë kthyer makinën dhe janë larguar.

Në një pjesë të rrugës gjatë ikjes kanë hedhur në tokë një pistoletë dhe një karikator, por pa mundu të largohen shumë sepse policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre tek zona e spitalit të Vlorës.

Policia i ka ndjekur me shpejtësi dhe një automjet i dytë i ka zënë rrugën pranë spitalit të Vlorës duke bërë të mundur arrestimin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re