Skip to content

Arrestohen furnizuesit me drogë të vipave në Greqi, mes tyre një fotograf shqiptar

policia greke 4

Policia në Greqi, ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohen se trafikonin drogë për VIP-at, midis tyre dhe një shqiptar. Sipas Protothema, një prej tyre është stilist, njëri pilot, kurse shqiptari është fotograf.

Mësohet se ata trafikonin kokainë tek njerëzit e “shoqërisë së lartë”, artistë, këngëtarë, kuzhinierë dhe gazetarë dhe se gramin e shinin nga 70 deri në 100 euro.

Në shtëpinë e stilistit janë gjetur dhe konfiskuar, 102,4 gram kokainë, 1,5 gram hashash, 2 peshor, 2,715 euro, tre telefona celularë. Në shtëpinë e shqiptarit janë gjetur 663 gram kokainë, 1 peshore, 5,855 euro dhe 4 celularë.

Ndërsa, në të pilotit u gjetën 29 gram kokainë, 1 peshore, 3 pistoleta (një e vjedhur nga një oficer policie në 2014 në Kretë) dhe 2 telefona celularë.

Ndaj shqiptarit u morë vendim për të qëndruar në paraburgim, piloti u la i lirë me kushte. Ndërsa, për stilistin do të vendoset nga këshilli i gjykatës.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb