Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i disa vjedhjeve.

Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ka tentuar të vjedhë portën e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti.

Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:
-Më datë 16.09.2021, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në një karburant;
-Më datë 18.09.2021, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa orendi shtëpiake në banesën e një shtetaseje;
-Më datë 30.09.2021, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa materiale hekuri në një firmë;
-Më datë 11.11.2021, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një telefon dhe një shumë parash në mjetin e një shtetasi.
——
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin R. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. D., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re