Skip to content

Arrestohen në Itali dy shqiptarë / Tentativë vrasjeje dhe drogë

policia italiane 1


 

Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Itali në kuadër të dy fazave të reja të operacionit të koduar “The Wanted”.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Ftentative vrasjeje droge dhe municion luftarak arrestohen ne itali dy shqiptare detajet%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebArrestimet u kryen pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës. Njëri prej të arrestuarve, Muhamet Bedulla, 33 vjeç, është dënuar me 10 vite burg për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Sipas Policisë së Shtetit, në vitin 2017 ai plagosi tre herë me thikë një person me të cilin ishte konfliktuar.

Në pranga ka rënë edhe U. B., 26 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “Arrest në burg” për shitje narkotikësh dhe posedim të paligjshëm të municionit luftarak. Autoritetet shqiptare dhe italiane vijojnë procedurat për ekstradimin e dy të arrestuarve drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Ftentative vrasjeje droge dhe municion luftarak arrestohen ne itali dy shqiptare detajet%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Policia e Shtetit/Finalizohen 2 faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”.