Policia e Kosovës ka zhvilluar orët e para të mëngjesit të kësaj të marte një aksion në katër komunat në me shumicë serbe në veri.

 

Gjatë opëroacionit policia e Kosovës ka arrestuar disa zyrtarë dhe policië si dhe qytetarë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në kontabantë e në veprimtari kriminale.

 

Në lidhje me operacionin ka reaguar edhe Serbia e cila ka vendosur ushtrinë në gatishmëri ndërsa në disa media serbe ka qarkulluar lajmi se aksioni ka të bëjë me rastin e vrasjes së Enver Zymerit dhe ish-politikanit Oliver Ivanoviç.

 

Por policia e Kosovës I ka hedhur poshtë këto lajme, ndërsa përmes një komunikate ka bërë me dije se operacioni policor I ka prirë një hetimi disamujor të prokurorisë.

 

Policia ka bërë me dije gjithashtu se operacioni është edne në vijim, si pasojë e rezistencës në Veri të Mitrovicës ku ka pasur shkëmbim zjarri.

 

Sipas policisë gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur I plagosur një efektiv policie.

 

Lexo me shume ne linqet e meposhtem:

Policia kreh veriun e Kosovës, Vuçiç vë ushtrinë në gatishmëri

Operacioni në veri, Haradinaj: Bëhet fjalë për zbatim të ligjit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re