Skip to content

Arrestohen tre persona/ Vlorë, akuzohen për vjedhje dhe drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit dhe Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D.S., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Po në kuadër të këtyre kontrolleve, u ndaluan edhe dy shtetas në kërkim, të dënuar nga Gjykata e  Shkallës Parë e Juridiksionit të Pergjithshëm Vlorë, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, konkretisht:

F.B., 23 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 4 muaj burgim.

L.B., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 2 muaj burgim.