Skip to content

Arrestohen tre zyrtarë të Ministrisë së Financave/ Në pranga sekretari i përgjithshëm, drejtori dhe përmbaruesi (EMRAT)

3 zyrtarë të Ministrisë së Financave janë vënë në pranga me kërkesë të prokurorisë këtë të mërkurë.

 

Të arrestuar janë Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me drejtorin e këtij institucioni Alban Ruli dhe përmbaruesin gjyqësor privat Fatmir Hoxha.

 

Arrestimet vijnë pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.