Subscribe

Policia ka vënë në pranga 2 autorët e vrasjes  se  32-vjeçares Luljeta Preza, e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, paraditen e së mërkurës.

 

Nga hetimet e kryera , rezulton se autorët  e dyshuar Aldo Brahimi dhe  Ylli Grabovari, rreth orës 01:00 të mëngjesit të së mërkurës janë konfliktuar me 32- vjeçaren pasi kishin konsumuar droge.

 

Në debat e sipër 22- vjeçari Aldo Brahimi dhe 45 vjeçari  Ylli Grabovari e kanë qëlluar me thikë Luljetën duke e lënë  të vdekur në vend. Sipas policisë, viktima fillimisht është abuzuar seksualisht nga autorët dhe më pas është goditur në pjesë të ndryshme të trupit.

 

Ndërkohë sipas policisë gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 3 persona  të tjerë mes tyre edhe një 15-vjeçare, për moskallëzim të krimit, ”, pasi kanë qenë prezente gjatë ngjarjes.

 

Sipas policisë ka rezultuar se 32-vjeçarja, 2 autorët e vrasjes dhe personat e proceduar, gjatë ngjarjes së ndodhur poshtë urës së Dajlanit, kanë qenë të gjithë nën efektin e lëndëve narkotike.  Luljeta Preza ishte nga Sukthi, ajo bënte një jetë endacake pasi ishte e pastrehë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re