Arrestohet një i ri nga policia e Lushnjës pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Kanë qenë prindërit e të miturës që kanë denoncuar rastin në polici, teksa 11-vjeçarja pritet të merret në pyetje në praninë e një psikologu dhe t’i nënshtrohet më tej ekspertizës për të vërtetuar akuzat.

Policia e Lushnjës kareferuar rastin në Prokurori për veprime të mëtejshme.