Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar me origjinë shqiptare dhe ka proceduar penalisht partneren tij, 19-vjeçare, për trafik droge.

Gjatë një aksioni anti-drogë, policia vuri re të riun duke iu afruar një furgoni të parkuar dhe duke i dhënë një pako.

Menjëherë ka ndërhyrë dhe ka ushtruar kontroll në mjetin ku ndodheshin dy të rinjtë. Aty u gjet kokainë dhe një shumë prej 140 eurosh cash, që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Gjithashtu është kontrolluar edhe partnerja e të arrestuarit dhe i është gjetur një tjetër dozë kokaine, e cila ndërkohë kishte tentuar ta largonte duke e hedhur nga automjeti.

Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa pritet që të rinjtë të dalin para gjykatës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re