Një 24-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar “Last purchase”.
Shtetasit R.P iu gjetën një sasi dozash me kanabis, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga forcat e policisë.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 24-vjeçarit, u gjet një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 1 mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës materiale.
Ndërkaq, ka nisur procecimi në gjendje të lirë për babain e tij, shtetasin T. P., 55 vjeç.
I riu akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë e sportive”.